Prizren: Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve

0
379

Policia ka arrestuar një person në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar 165.8 gramë marihuanë, qese për paketim, një peshore digjitale, 40 euro para kesh, një telefon celular dhe një veturë, shkruan 04 Online.

I dyshuari, i cili kishte disa urdhëresa aktive, pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit me burg.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren / 11.02.2025 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar: 165.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, disa qese për paketim të substancës narkotike dhe një peshore digjitale. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 40 euro para kesh, një telefon celular  dhe një veturë. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit me burg për shkak se kishte disa urdhëresa aktive.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here