Tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kanosur dhe sulmuar një grua. Policia ka ndërhyrë menjëherë pas raportimit të rastit, duke arrestuar të dyshuarit, të cilët janë shtetas kosovarë, shkruan 04 Online.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.
“Prizren 09.02.2025-18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online