Në një aheng familjar në Prizren, policia ka arrestuar dy meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri, raporton 04 Online.
Nga të dyshuarit u konfiskuan katër pistoleta, pesë karikatorë, katër fishekë dhe tetë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.
“MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE
Prizren 30.08.2025-NN. Më 01.09.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit gjatë ahengut familjar dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër pistoleta, pesë karikatorë , katër fishekë dhe tetë gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online