Prizren, 27-vjeçarja nga Shqipëria tentoi të bëjë vetëvrasje

0
402

Një 27-vjeçare nga Shqipëria ka tentuar të bëjë vetëvrasje sot në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se 27-vjeçarja dyshohet se kishte tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur medikamente.

“Sot rreth orës 13:30 është raportuar se në Emergjencën  e qytetit të Prizrenit është dërguar një 27-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, e cila ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur medikamente”- ka thënë Shaqir Bytyqi.

Tutje, Bytyqi tha se sipas mjekëve gruaja është jashtë rrezikut për jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here