Pritjet në Merdar deri në 4 orë, në Vërmicë 5 minuta

0
236

Pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare të vendeve të ndryshme, por edhe ato mes Kosovës e Serbisë, vazhdojnë të mbesin të gjata.

Dëshira e tyre për të kaluar festat e ndryshme në atdhe dhe pranë familjarëve, bën që numri i automjeteve që hyjnë para festave në Kosovë, e pastaj duke dalë nga Kosova, të jetë i madh dhe pritjet të zgjaten në kufi.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritje ka thuajse në të gjitha pikat kufitare që ndajnë Kosovën me Serbinë.

Kështu, në pikën kufitarenë Merdar, në dalje nga Kosova,udhëtarët po presin deri në katër orë, kurse kolona është deri në 2 km.

Gjendje e ngjashme është edhe në pikat e tjera kufitare si në Dheun e Bardhë, por pritja atje është deri në 2 orë, pastaj në Muçibabë nga 40 deri në 60 minuta, në Mutivodë deri në 60 minuta, kurse në Jarinjë pritjet janë deri në 40 minuta.

Ndërkohë, në pikat tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta, kurse në atë të Vërmicës që ndan Kosovën me Shqipërinë, pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta.

Në linkun më poshtë mund të gjeni të përditësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.  https://mpb.rks-gov.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here