Kandidatët e LVV-së nga Prizreni të cilët janë duke garuar për një vend në Kuvendin e Kosovës janë pritur nga një masë e madhe e banorëve të fshatit Lugishtë e Hasit.
Para të pranishmëve, kandidatët për deputet e theksuan rëndësinë e mobilizimit për një fitore të fuqishme në zgjedhjet e ardhshme.
“Lëvizja Vetëvendosje organizoi një tubim zgjedhor të suksesshëm në fshatin Lugishtë të Hasit, ku atmosfera e ngrohtë dhe pritja entuziaste nga aktivistët dhe qytetarët dëshmuan përkushtimin dhe mbështetjen e fortë për këtë subjekt politik.
Në tubim morën pjesë kandidatët për deputet nga Komuna e Prizrenit, të cilët theksuan rëndësinë e mobilizimit për një fitore të fuqishme në zgjedhjet e ardhshme. Ata ndanë vizionin e tyre për vazhdimin e qeverisjes së mirë dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit, duke shpalosur prioritetet e Qeverisë Kurti 3.
Aktivistët dhe qytetarët e Lugishtë shprehën mbështetjen e tyre të plotë për VETËVENDOSJEN!, duke premtuar angazhim të vazhdueshëm në fushatën elektorale për të arritur objektivat e përbashkëta.