Kthim në të kaluarën. Në Kampionatin e ardhshëm Evropian, që do të zhvillohet në Gjermani, çdo përfaqësuese do të ketë mundësi të regjistrojë vetëm 23 lojtarë, dhe jo 27 siç ndodhi tre vjet më parë dhe në Botërorin e fundit për shkak të emergjencës së shkaktuar nga pandemia e Koronavirusit.
24 trajnerët e skuadrave të kualifikuara në eventin madhor të futbollit të verës së ardhshme, do të kenë më pak alternativa për të zgjedhur.
“Gazzetta.it” shkruan se vendimi është marrë me rastin e mbledhjes së së fundit që u zhvillua në Hamburg në kuadër të shortit të grupeve. Nuk ka mbërritur ende asnjë komunikim zyrtar, por vendimi për të mos zgjeruar skuadrat është marrë./SS