Këtë vit pritet që numri i pushujesve në bregdetin e Shqipërisë të jetë më i madh sesa vitin e kaluar.
Kështu ka deklaruar për Radiotelevizionin Shqiptar, biznesmeni kosovar Ruzhdi Kurtishaj.
I njohur ndryshe edhe si promovues i turizmit shqiptar, Kurtishaj thotë se numri i kërkesave pritet të shkojë deri në 45%.
“Kërkesat janë në rritje. Muaji maj duket që do të jetë një muaj jashtëzakonisht i mirë për tët gjithë turizmin shqipfolës. Lëvizjet janë të mëdha. Shqipëria mbetet destinacioni i vetëm më i preferuar për qytetarët e Kosovës edhe për arsyet e çmimit të lirë, të afërsisë që ka, por mbi të gjitha për arsye që konsumojnë ushqim shqip, pushojnë shqip…” ka thënë mes të tjerash Kurtishaj.
Kjo është intervista e tij: