Prindër, këto janë gjërat që duhet t’ia mësoni fëmijëve rreth detyrave dhe testeve

0
416

Të rrisësh fëmijë është mjaft e ndërlikuar.

Derisa siguroheni që t’iu ofroni fëmijëve tuaj më të mirën nga gjithçka, duhet të jeni të ndërgjegjshëm që t’i bëni ata të mësojnë hilet dhe aftësitë e nevojshme për të vazhduar në jetë.

Detyrat dhe testet mund të jenë një gjë e vështirë për fëmijët. Sidomos për fëmijët me dallime në të mësuar ose sfida në kapjen e gjërave me shpejtësi, testet dhe detyrat, mund të shkaktojnë shumë stres dhe ankth.  Turpi është gjithashtu një emocion që i nënshtrohen kur bëhet fjalë për teste dhe rezultate.

Disa nga gjërat që mund t’u mësoni fëmijëve rreth të të mësuarit që mund t’i ndihmojnë ata të zbusin simptomat e stresit dhe ankthit janë:

Qëllimi i testeve: Duhet t’u mësoni atyre me lojëra qëllimin e testeve, të kuptojnë pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Shpesh fëmijët i mendojnë testet si diçka të frikshme dhe të sikletshme. Ju duhet t’i ndihmoni ata të shohin qëllimin e vërtetë të testeve.

Normalizoni ndjenjat e tyre: Në vend që të përqeshni ndjenjat e tyre të frikës për testet dhe detyrat, ju duhet t’i ndihmoni fëmijët të jenë të vetëdijshëm për emocionet që ata ndjejnë. Kjo do t’i ndihmojë ata të trajtojnë frikën.

Sigurojini ata për vlerën e tyre: Pavarësisht se çfarë rezultatesh shfaqen në teste, fëmijëve mundohuni t’i jepni siguri dhe ata të ndjehen unikë, të veçantë dhe të denjë.

Rritni besimin e tyre: Ndonjëherë për shkak të rezultateve të dobëta në teste, vetbesimi te fëmijët mund të bjerë. Duhet të u’a bëni me dije se ata kanë vlera, aftësi dhe se rezultatet e testit nuk përcaktojnë se kush janë ata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here