Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka hapur iftarin në Prizren, duke i përshëndetur të pranishmit në gjuhën turke.
Ky iftar u shtrua me rastin e ditës së komunitetit turk në Kosovë.
Po ashtu, Osmani ka shpërndar fotografi nga ky iftar, duke u uruar atyre Ditën e komunitetit turk.
“Diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të shtetit tonë! Sot në Prizren iu bashkova festës së 23 Prillit, e njohur në Kushtetutën tonë si Dita e komunitetit turk në Kosovë. I urova qytetarët tanë të komunitetit turk për këtë ditë dhe i falënderova për kontributin e vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit tonë”, shkroi Osmani.
Në momentin kur Osmani e përfundon fjalimin, të gjithë ngriten në këmbë dhe duartrokasin.