Presidentja Osmani uron nga Kuvendi: 17 shkurti është e arritura jonë më e madhe historike

0
153

Ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Seanca nisi me himnin shtetëror, teksa të pranishëm janë mysafirë të shumtë e ambasadorë të shteteve mike. Presidentja Vjosa Osmani në adresimin e saj para deputetëve në përvjetorin e 16-të të shtetësisë ka theksuar se 17 shkurti është e arritura jonë më e madhe historike.

“Ështe reflektim i idealit tonë, i gjyshërve e i stërgjyshërve tanë, i brezave të tërë ndër shekuj, për të ndërtuar shtetin e lirë e të pavarur, në të cilin liritë e të drejtat njerëzore, paqja dhe harmonia janë thelbësore. Republika jonë e re po konsolidohet çdo ditë, duke i nderuar qytetarët e vet dhe emrin e tyre në botë. Për qytetarët e Kosovës, të kesh shtet ka qenë gjithmonë sakrificë e ideal. Ky ideal i rrëmbeu zemrat e, shumë herë, edhe jetët e brezave të tërë, të etërve tanë, nënave, motrave e vëllezërve, gjyshërve e stërgjyshërve tanë, të cilën dhanë fort për këtë tokë dhe e mbajtën të ndezur flakadanin e lirisë deri te brezi ynë. E, ne do ta shpiem tutje atë, sepse liria nënkupton për ne vetë karakterin e ekzistencës njerëzore”, tha Osmani.

Osmani tutje tha se prezenca ushtarake e policore në Kosovë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë në vitin 1999.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here