Presidentja Osmani udhëton sot në Mal të Zi, takohet me presidentin Gjukanoviq

0
171

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut Milo Gjukanoviq, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Gjatë vizitës në shtetin fqinj, Osmani do të zhvillojë takim me Presidentin Gjukanoviq, ku do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Gjatë vizitës në Mal të Zi, presidentja do të takohet edhe me kryeministrin Dritan Abazoviq.

Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

“Në Ulqin, Presidentja Osmani përveç takimit me Kryetarin Omer Bajraktari, do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës. Kurse në komunën e Tuzit, pas takimit me Kryetarin Nik Gjeloshaj do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherit është edhe investimi më i madh nga Kosova.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here