Presidentja Vjosa Osmani është takuar me takuar me sekretarin e shtetit amerikan Antony Blinken.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Presidentja.
“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët”.
“Lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.