Presidentja Osmani sot përballë Christiane Amanpour në CNN, do të flasë për zhvillimet në veri

0
152

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të jetë e ftuar për intervistë në CNN përballë gazetares amerikane Christiane Amanpour, ku do të flasë për zhvillimet e fundit në veri të vendit, sulmin terrorist, vrasjen e policit kosovar dhe për alarmin amerikan se trupa të shtuara të ushtrisë serbe janë vendosur në kufi me Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar vetë Amanpour e cila dje ka intervistuar presidentin serb, Aleksander Vucic.

“Presidentja e Kosovës më bashkohet mua nesër“, ka shkruar gazetarja amerikane. 

Intervista raportohet se do të zhvillohet sot në orën 19:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here