Presidentja Osmani nga Granada: Do të kërkoj nga aleatët përkrahje për ta sanksionuar Serbinë

0
140

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në vendin ku do të mbahet takimi i Komunitetit Politik Evropian në Granda të Spanjës.

Osmani tha se do të kërkojë mbështetje nga aleatet për të vendosur sanksione kundër Serbisë për sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës.

Janë kohë të vështira për Evropën, veçanërisht për Kosovën meqë së fundi u përballëm me një akt agresioni nga Serbia që u bë nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh. Jam këtu për mbështetjen e aleatëve evropianë për të vendosur sanksione ndaj Serbisë. Dhe kështu ata s’do të inkurajohen që të përsërisin akte të tilla ndaj Kosovës dhe fqinjëve, përsëri dhe përsëri“, ka thënë Osmani.

Rreth 50 liderë evropianë pritet të takohen në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur Komuniteti Politik Evropian, me fokus në përmirësim të bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe tensioneve në kontinent.

Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit – të gjitha pjesë e Komunitetit Politik Evropian – pritet të jenë në qendër të diskutimeve të 5 tetorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here