Presidentja Osmani në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së: Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë

0
88

Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Prishtinës, vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve, në varrezat në “Velani”.

Me përulësi dhe respekt të thellë, presidentja Osmani kujtoi kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike.

“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, theksoi presidentja.

Presidentja Osmani tha se kjo ditë na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here