Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim krerët e BSPK-së.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Këshillit Grevist, njëherit kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari.
“Nga stafi i presidencës jemi ftuar në takim me presidenten Vjosa Osmani nga ora 15:00”, është shprehur Jashari.
Kujtojmë se dje, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas grevës duke thënë se është me nxënësit teksa ka kërkuar nga qeveria dhe SBAShK-u që të ulën e të dialogojnë.