Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pritet të qëndrojë sot për vizitë në Kosovës.
Ai do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi pritet të zhvillohet në ora 11:00.
Në njoftimin e presidencës thuhet se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
“Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së voni në orën 10:30. Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftim. /R