Presidenti i Barcelonës: Jam i bindur se do të fitojmë në ‘El Clasico’

0
59

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për “El Mundo Deportivon” në prag të “El Clasico”-s që do të luhet të dielën në “Santiago Bernabéu”, duke prekur edhe çështjen e diskutueshme të ndeshjes me Villarrealin, e cila duhej të zhvillohej në Miami.

Laporta u shpreh se për skuadrën e tij, përballja me Real Madridin është gjithmonë ndeshja më e veçantë e sezonit: “Në një ‘El Clasico’ gjithçka është ndryshe, është ndeshja e rivalitetit më të madh. Lojtarët janë shumë të motivuar, kushdo që luan do të japë maksimumin. Jam i bindur se do të na bëjnë të festojmë dhe se do të fitojmë në ‘Bernabéu’, ashtu si vitin e kaluar.”.

Sa i përket pezullimit të trajnerit Hansi Flick, Laporta theksoi: “E kam thënë edhe më parë: pa dashur të kritikoj arbitrat, ka situata që duhen rishikuar. Kartoni i parë i verdhë ishte një vendim arbitri, por pastaj u prit reagimi i trajnerit, dhe kjo më duket e qëllimshme. Gil Manzano mund ta kishte shmangur. Megjithatë, Hansi e ka pranuar situatën me qetësi.”

Më pas, presidenti katalanas foli për çështjen e ndeshjes së planifikuar në Miami, që më pas u anulua.

“Respektojmë vendimin e LaLiga-s, por nuk jam dakord që kompeticioni do të ishte manipuluar. Do të ishte një ndeshje për të promovuar LaLiga-n dhe për të gjeneruar të ardhura të mëdha, me përfitime për të gjitha klubet. Do të kishte sjellë sponsorizime dhe do të ndihmonte imazhin e Barcelonës. Ishte një ide e mirë. Por reagimi i lojtarëve, i AFE-së dhe fakti që Real Madridi e çoi çështjen në Këshillin e Sportit (CSD) e penguan këtë iniciativë. Mendoj se kjo e dëmtoi LaLiga-n.”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here