Nico Gonzalez është një nga talentet e shumtë e Barcelonës. Xavi ka në duar një brez fantastik lojtarësh, teksa po ia del të krijojë një miks fantastik midis tyre dhe “veteranëve”.
20-vjeçari spanjoll luan në mesfushë, ky është sezoni i parë që po luan me ekipin e parë dhe deri tani numëron 34 ndeshje dhe 2 gola në të gjitha kompeticionet.
Kontrata me klubin e zemrës i përfundon në vitin 2024. Palët po punojnë për rinovimin, me Nico Gonzalez që i premton dashuri të përjetshme Barcelonës, ndërkohë që zbulon edhe një prapaskenë nga e kaluara.
“Do të takohem së shpejti me drejtuesit e klubit për të diskutuar rinovimin e kontratës time. Do të doja të qëndroja këtu gjithë jetën.
Në moshën 16-vjeçare refuzova një ofertë të Manchester City, pasi kam qenë gjithmonë tifoz i Barcelonës”, deklaroi Nico Gonzalez, autor i dy ndeshjeve me Spanjën U21./SS