Jo shumë kohë pas ankesave të Pep Guardiolës, Premierliga ka vendosur ta përjashtojë gjyqtarin Farai Hallam nga ndeshjet e kësaj fundjave.
Trajneri i Manchester Cityt mbeti i habitur kur skuadrës së tij nuk iu dha penallti në fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Wolverhampton Wanderers.
Hallam, 32 vjeç, drejtoi ndeshjen e tij të parë në elitën e futbollit anglez kur doli në fushë në stadiumin Etihad gjatë fundjavës. Ai mori një vendim të guximshëm duke injoruar rekomandimet e VAR-it, pasi u thirr te monitori pranë fushës.
Hallamit iu kërkua të rishikonte një rast ku sulmuesi i Cityt, Omar Marmoush, ktheu topin dhe ai goditi krahun e Yerson Mosqueras. Pavarësisht se pa pamjet, gjyqtari vendosi ta mbajë vendimin fillestar për të mos dhënë penallti, duke këmbëngulur se krahu i mbrojtësit të Wolves ishte në një “pozicion natyral”.
Përpara rreth 53 mijë tifozëve, Hallam deklaroi: “Pas rishikimit, topi godet krahun e lojtarit të Wolves, i cili ndodhet në një pozicion natyral, prandaj vendimi në fushë mbetet i pandryshuar.”
Ky vendim pati pak ndikim në rezultatin final, pasi City regjistroi një fitore të qetë 2-0 falë golit të Marmoush dhe golit të dytë nga Antoine Semenyo në sekondat e fundit të pjesës së parë. Megjithatë, Guardiola mbeti i zemëruar që nuk iu dha penallti.













































