Prej sot të gjithë shoferët duhet t’i ndërrojnë gomat, të kalojnë në ato të verës

0
144

Nga sot është dita kur vozitësit nuk janë të obliguar të kenë gomat e dimrit, pasi që sipas ligjit të Kosovës për rregullat e trafikut rrugor, ndërrimi gomave të verës me ato të dimrit mund të bëhet nga data 15 nëntor e deri më 15 mars.

Kjo periudhë bëhet për shkak të kushteve atmosferike.

Ndërsa, ekspertët e trafikut rrugor shpjegojnë se me ngritjen e temperaturave, gomat e dimrit bëjnë shumë zhurmë, konsumohen më shumë dhe koha e frenimit është me e gjatë, ndërsa gomat e verës kanë performancë shumë më të lartë në frenim dhe përbërja e tyre speciale mundëson që të kenë nivel shumë më të ulët të zhurmës.

Kujtojmë se të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat përkatëse varësisht sezonit, në të kundërtën pason gjoba nga Policia e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here