Prattipati takon Sveçlën, ambasada amerikane: U theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë dhe stabilitetit rajonal

0
63

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Brendshëm të vendit, Xhelal Sveçla.

Në njoftimin e ambasadës amerikane, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuara bashkëpunimi mes SHBA’ve dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë, përcjell Express.

Tutje, shtohet edhe se, po ashtu, gjatë takimit, është theksuar rëndësia e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë për prioritet të përbashkëta të sigurisë.

‘’E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, i saporiemëruar, Xhelal Sveçla, për të diskutuar bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë. Takimi theksoi rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë’’, ka njoftuara ambasada. /Express

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/1305157341643316?ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here