Potenciali i kursimit të energjisë në ndërtesat në vendin tonë

0
659

Sipërfaqja totale e ndërtesave në Kosovë tejkalon 45 milion m2. Mbi dy të tretat i takojnë ndërtesave rezidenciale me sipërfaqe mbi 38 milion m2, pastaj vijnë me radhë ndërtesat private dhe krejtë në fund ndërtesat publike me një sipërfaqe rreth 2.5 milion m2 dhe bizneset e vogla dhe të mesme.

Potenciali i përgjithshëm për kursimin e energjisë në sektorin e ndërtesave në Kosovë përben afërsisht 11% te furnizimit me energji primare dhe 20.07% të konsumit total të energjisë për vitin 2013. Kursimet totale të energjisë për të gjithë e ndertesat përbëjnë pothuajse 45% të konsumit total të energjisë duke bashkuar sektorin rezidencial dhe atë të shërbimeve. Duke realizuar potencialin e eficiencës së energjisë në sektorin e ndërtesave Kosova mund të kursej sasi shumë të madhe të energjisë elektrike për ngrohje.
Me vleresimin e kursimit të energjisë ne identifikojmë një nivel të rëndesishëm të kursimeve potenciale të energjisë, e cili mund të arrihet në Kosovë vetëm duke zbatuar masat e eficencës së energjisë për ndertesat e të gjitha niveleve. Realizimi i të gjithë potencialit të kursimeve të energjisë, duke u bazuar në masat me kosto efektive, kerkon një investim jo shumë të vogël, por kjo do te gjenerojë tek investitorët dhe konsumatoret e fundit një fitim shumë të leverdishëm qe do të thotë se kursimet e energjisë duhet t’i mbulojnë kostot e masave brenda 7 viteve. Si përfundim, kjo do të justifikojë implementin e të gjitha masave me kosto efektive pozitive.

Aktualisht ndërtesat publike përfaqësojnë mundësinë më të mirë për të arritur kursime reale të energjisë, për arsye se në shumë raste ato tashmë e kanë plotësuar nivelin e kërkuar të komfortit.Ky fakt sygjeron që cfarëdo programi për eficencën e energjisë duhet të fillojë me zbatimin e masave në ndërtesat publike dhe kursimet e energjisë e përfitimet e tjera financiare të cilat vijnë si rezultat i futjes se masave EE (Efiçienca e Energjisë) në ndërtesat komunale dhe institucionet tjera publike.Target shumë i rëndësishëm në vazhdim duhet të jetë sektori i industrisë, i cili është konsumator shumë i madhë e si rrjedhojë kjo situatë krijon një spirale pozitive nxitëse për arsye se si prioritet kombëtare, të tilla si hyrja në BE dhe rinovimi i ndërtesave, mbështeten dhe forcohen nga zhvillimi i një ekonomie e cila operon me eficiencë energjie.Duke pasur parasysh se më shumë se 99% e ndërmarrjeve në Kosovës jane Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (NVM), Qeveria e Kosovës duhet të nxisë këto biznese në drejtimin e efiçiencës së energjisë, dhe për këtë edhe të bëjë subensionimin në këtë drejtim. Kursimet totale të mundshme të energjisë për secilin nënsektor industrial dhe për çdo shërbim të cilat gjatë ciklit tim të përgatitjes sime për Auditor të Energjisë, ku kam bërë disa llogaritje dhe analiza të cilat na tregojnë se energjia totale e kursimit potencial të të gjithë sektorit industrial është gati 24,68% për të gjithë sektorin industrial të Kosovës.Investimi total i nevojshëm për të arritur potencialin e sipërpërmendur të kursimit të energjisë për të gjithë sektorët industriale do të jetë mbi 95.000.000 € dhe një vlerë mesatare vjetore e investimeve të nevojshme e barabartë me mbi 13 € million. Llogaritja e thjeshtë tregon se periudha e shpagimit për investime të tilla për sektorët e ndryshëm industrial dhe masat e ndryshme të efiçiencës së energjisë të paraqitura, do të jetë nga 2,5 deri në 6,5 vjet, varësisht prej madhësisë së biznesit.
PS:Ky hulumtim është kryer gjatë periudhës 8 mujore të Certifikimit për Auditor të Energjisë.

Shkruan: Msc. i Dipl. i Eng. Sami Gashi – Specializimin për burimet e ripërtritshme në bashkëpunim me Arizona State University, dhe Auditor i çertifikuar i energjisë elektrike dhe ndriçimit publik

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here