Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë bërë shit-blerje të substancave narkotike.
PK-ja në raportin e saj të përditshëm, shton se, njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar 1.42 gramë substanca të dyshuara narkotike-heroinë.
Tutje, shtohet se me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.