“Portieri ynë na la” – trajneri turk mes lotësh jep lajmin për lojtarin që mbeti nën rrënoja

0
334

Trajneri turk i Yeni Malatyaspor, Yilmaz Vural dha një lajm të hidhur, dhe trondi botën e sportit, teksa njoftoi për humbjen e jetës së portierit Ahmet Eyup Turkaslan pas tërmetit që goditi Turqinë një ditë më parë.

Lajmin e vdekjes tragjike të portierit e dha në transmetim direkt në një television, derisa Vural e jepte lajmin e hidhur në lot. “Portieri ynë na la” – ishin ndër fjalët e trajnerit turk, njoftojnë mediat turke.

Mbi 5 mijë persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë mbetën të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë, konkretisht pjesën juglindore të vendit. Tërmeti i fuqishëm kishte magnitudë 7.4 ballë të shkallës rihter, ndërsa u ndje edhe në disa shtete fqinje, përfshirë Sirinë në të cilën gjithashtu mijëra njerëz humbën jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here