Politikani serb i kërkon Kurtit e Osmanit të mbrojnë serbët në veri: S’është faji tyre që terroristi Radoiçiq është i lirë

0
199

Politikani Boban Bogdanoviq – kundërshtar i rreptë i regjimit të Vuçiqit – ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani që të mbrojnë popullin serb.

Me anë të një shkrimi në platformën X në gjuhën shqipe, Bogdanoviq është shprehur se dy liderët shtetërorë duhet të bëjnë “gjithçka që është në fuqinë e tyre për të garantuar paqen dhe sigurinë për serbët në veri të Kosovës.”

“Ju lutem mbroni popullin tim serb, nuk është faji i tyre që terroristi Radojiçiq është i lirë” – ka thënë ai.

Në një mesazh tjetër në gjuhën angleze, Bogdanoviqi ka nënkuptuar se qëllimi i lirimit të Radojiçiqit mund të jetë që ai të vritet.

“Ai është një dëshmitar shumë i papërshtatshëm që mund të dëshmojë pjesëmarrjen e presidentit Vuçiq në përgatitjen e sulmit terrorist ndaj Kosovës.” – tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here