Politikani gjerman: Vuçiq po gënjen paturpësisht

0
204

Politikani gjerman Reinhard Butikofer, ka thënë se presidenti i Serbisë, Alekasnder Vucic po gënjen me paturpësi.

Butikofer tutje ka shtuar se gënjeshtrat e Serbisë po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës.

Ai ka pyetur nëse do të ketë pasoja për Serbinë nga Bashkimi Evropian.

“Vuçiq gënjen me paturpësi: në Kosovë nuk ka spastrim etnik. Gënjeshtrat serbe po krijojnë një mjedis të favorshëm për agresion kriminal kundër Kosovës. Narrativa e Vuçiqit i jep justifikim ekstremizmit serb. A do të sjellë BE-ja pasoja?”, ka shkruar Butikofer në rrjetet sociale./21Media

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here