Një rast i blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të substancave narkotike është raportuar në stacionin policor në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët njësiti përkatës për hetimin dhe trafikimin e narkotikëve i ka zënë në flagrancë njërin shitës dhe tjetrin blerës duke shkëmbyer substanca narkotike të llojit marihuanë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve njësitë policore kanë gjete dhe sekuestruar si dëshmi materiale: 1.368.81 (një kilogram e treqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë 81 gram) substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilat kanë qenë në paketime të ndryshme, një peshore digjitale, dy telefona celularë dhe 262 euro para të gatshme.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:00 në rrugën “Indrit Cara” në Prizren.
Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.