Gazeta Sinjali dje raportoi për një rast që ka ndodhur në Prizren, ku një person ka rrëmbyer të fejuarën e tij të mitur dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Policia është mobilizuar që të gjejë çiftin, për të cilët edhe babai i dyshuarit ka deklaruar se nuk e di se ku janë.
Por pas punës hetimore të njësiteve policore, është arritur që i dyshuari të arrestohet dhe bashkë me të u gjet edhe e mitura.
Pas arrestimit, 28-vjeçari është shoqëruar për intervistim në stacion policor, ndërsa e mitura fillimisht i është nënshtruar kontrolleve mjekësore ku ka rezultuar në gjendje të mirë shëndetësore e më pas është dërguar te prindërit e saj.
Me vendim të prokurorit, ndaj 28-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Bashkëjetesë martesore me personin nën 16-vjeç’.