Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vrasjen në Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve

0
815

Një ngjarje e rëndë tronditi të dielën Prizrenin, ku në orët e pasdites, për motive akoma të panjohura, 48-vjeçari Beqir Morina u vra nga i dyshuari Aziz Gashi. Krimi ndodhi në lagjen “Arbana” dhe dyshohet se 50-vjeçari përdori një pushkë automatike për ta kryer vrasjen dhe më pas u zhduk nga vendi i ngjarjes. Policia e ka shpallur Gashin në kërkim, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e të dyshuarit Aziz Gashi duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur 50-vjeçarin.

Njoftimi i plotë:

Kerkohet i dyshuari per rast “Vrasje”

Prizren, 04 Shtator 2023

Lidhur me rastin “ Vrasje “ te dates se djeshme 03.09.2023 te ndodhur ne Rr.” Qerqiz Topulli “ ne Lagjen Arbane te Prizrenit , nga ana e njesiteve policore relevante jane ndermarre te gjitha veprimet e duhura procedurale hetimore e ligjore.

I dyshuari i rastit Aziz ( Hashim ) Gashi ,dtl.05.07.1972,i cili pas vepres se kryer eshte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te panjohur ,perkunder perpjekjeve te bera ende nuk eshte arrite qe te lokalizohet vendqendrimi i tije .

Jane njoftuar te gjitha pikat kufitare dhe Stacionet Policore ne nivel vendi ngase i dyshuari dyshohet te jete i armatosur dhe ndalimi i te njejtit eshte me shkalle te larte te rrezikshmerise .Me qellim te lokalizimit te venqendrimit te te dyshuarit dhe te arrestimit te tije sa me te shpejte ,nga ana e Prokurorise Themelore te Prizrenit leshohet Autorizim per publikimin e fotografise se te dyshuarit .

Kerkohet ndihme e te gjitha mediave dhe qytetareve qe per qfredo informate per vendndodhjen e te dyshuarit te njoftohet ne Stacionin me te afert policor ne menyre qe te behet arrestimi i te dyshuarit dhe te mundesohet sa me pare zbatimi efikas i procedurave te metejme ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here