Policia shpall në kërkim këta persona – Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

0
113

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno Kuzhnin, të cilët dyshohen për faje, privimin i kundërligjshëm i lirisë, dhe, detyrim.

Nga policia është thënë edhe se, çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike ose në numër të telefonit.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Prishtinë 18 mars 2026

Bazuar në autorizimin e Prokurorisë themelore në Prizren, katër personat personat e dyshuar, fotot e të cilëve janë publikuar, shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohen për kryerjen e veprave penale; Fajdeja nga neni 331, Privimi i kundërligjshëm i lirisë neni 193 dhe Detyrimi nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose

në numrat e telefonit: 192 ose 080019999

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/1238281585178764?ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here