Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim si të dyshuar për dhunë në familje, xhudistin Akil Gjakova. Ai dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes.
Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në lokalizimin dhe arrestimin e Gjakovës.
“Personi i kërkuar është: AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: ‘Dhunё nё familje’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të shtunën, Gjakova nëpërmjet një letre publike pas lajmërimit të Policisë për kërkimin e Gjakovës, pati thënë se është jashtë shtetit dhe me të arritur në Kosovë do të drejtohet tek organet e drejtësisë. Ai pati deklaruar se nuk ka kryer asnjë krim.
Postimi i Policisë: