Policia parandalon garat e shpejtësisë në Prizren – Ngasësit gjobiten me nga 150 euro

0
577

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 2 marsit, ka parandaluar garat e shpejtësisë në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, ata kanë marrë informatë për organizimin e garave të shpejtësisë, në afërsi të hyrjes së autostradës në Prizrenit- veri, ku pastaj kanë hasur në pesë automjete duke u përgatitur për gara.

Ngasësit së bashku me veturat e tyre janë shoqëruar në stacionin policor.

Pas konsultimit me prokurorin përkatës, ndaj ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje, ku më pas janë liruar. /Gazeta10/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here