Janë të shumta rastet kur në rrugët e Kosovës krijohen kolona të gjata nga dasmat.
Të shpeshta janë edhe rastet kur shohim dasmorë që dalin në dritaret e makinave apo ndalen dhe vallëzojnë në autostradë.
Prandaj, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që gjatë dasmave të mos rrezikojnë pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
“Mos lejoni që dasma juaj të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në trafik”, ka apeluar Policia.
Policia i ka lutur qytetarët që të mos hapin dyert e automjeteve gjatë kolonave që krijohen kur marrin pjesë në dasma.
Po ashtu policia i ka lutur qytetarët që të mos dalin në dritaret e veturave dhe të kërcejnë.
Një kërkesë tjetër e Policisë është që mos të ndalen në rrugë për të vallëzuar dhe mos të dalin për të incizuar nga dritaret e automjeteve.
Të gjithë ata që i kryejnë këto veprime do të dënohen.
“150 euro dhe një pikë negative, ndërsa personat e tjerë 100 euro”, ka bërë thirrje Policia.