Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të të saj, gjatë periudhës kohore 25.09.2023 – 01.10.2023 në vazhdën e implementimit te planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni veror 2023’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2070 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Poashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetimin e 34 aksidenteve të komunikacionit me dëmëve materiale, hetimin e 20 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, si dhe janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për 10 ngasës.
Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prizren kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në një njoftim nga zyra për informim e DRP në Prizren.