Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni dimëror 2023’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna.
Me këtë rast janë shqiptuar 1877 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu sipas njoftimit nga Policia në kuadër të këtij plani janë zhvilluar aktivitete edhe në hetimin e 28 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale; hetimin e 14 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar; janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për 16 ngasës si dhe në kuadër të këtyre aktiviteteve janë shqiptuar shtatëdhjetë e dy 72 gjoba për ngasësit e automjeteve të cilët kanë pasur xhamat e errësuar në automjetet e tyre.