Policia në Prizren shqiptoi 107 tiketa trafiku dhe konfiskoi 7 patentë shofer

0
263

Policia në Prizren përmes një komunikate ka njoftuar se me 08.02.2022, me qëllim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë nga komunikacionit rrugor kanë realizuar aktivitetin në rajonin e Prizrenit, për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”, plan në vazhdimësi.

Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: pa rrip të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita), tejkalimi në vende ta ndaluar, tejkalimi i shpejtësisë, mos respektimin e semaforit policia ka shqiptuar 107 tiketa trafiku si dhe janë konfiskuar 7 patentë shofer për mos respektim të semaforit ( drita e kuqe),2 tiketa për tejkalim te shpejtësisë si dhe një 1 tiket për bartjen e femiut ne ulësen e parë pa i mbush moshën 12 vjeçare.

Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe kundërvajtje tjera në komunikacion të cilat rrezikojnë pjesëmarrësit tjerë, duke pasur për qëllim parandalimin e aksidenteve e sidomos ato me fatalitet, policia rajonale në Prizren do të veprojë në të gjithë rajonin me qëllim që të kemi siguri në rrugë, duke parandaluar përmes kontrollit dhe mbikëqyrjes, njëkohësisht duke marrë masat sanksionuese dhe plotësuese për kundërvajtësit të cilat shkelin rregullat në bazë të ligjit të komunikacionit rrugor, thuhet në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here