Policia në Prizren ndëshkon kundërvajtësit me xhamat e errësuara në automjete

0
231

Policia në Prizren, në kuadër të zbatimit të ligjit për rregullat në trafikun rrugor, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të identifikuar kundërvajtësit në trafik.

Veçanërisht, janë fokusuar te ata që drejtojnë automjete me xhamat e errësuara ose materiale të tjera që pengojnë transparencën e xhamave.

“Më datën 13.03.2024, janë shqiptuar 42 gjoba për kundërvajtësit që kishin xhamat e errësuara në automjetet e tyre. Drejtoria rajonale e Policisë Prizren do të vazhdojë të kryejë kontrolle të shpeshta në trafik, me synimin e zbatimit të ligjit për të parandaluar aksidentet në rrugë.

Policia në  Prizren do të vazhdojë me kontrolle në trafik,  duke mbajtur pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të zbatimit të ligjit në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here