Policia në Prizren ndalon dy lëmoshkërkues, depërtohen në Shqipëri

0
269

Policia e Kosovës ka njoftuar që ka ndaluar dy persona të cilët kërkonin lëmoshë rrugëve të Prizrenit.

Ky aksion i policisë ka identifikuar dhe kapur një burrë dhe një grua, ku njëri ka nënshtetësi të Shqipërisë ndërsa tjetri atë të Kosovës.

“Policia ka ndaluar dy perona ku një është nga Republika e Shqipërisë dhe njeri është shtetas i Republikës së Kosovës me banim në Prizren e të cilët janë: G. Gj., e datëlindjes 1967, f/r/sh, e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshme në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren dhe B.A., i datëlindjes 1949, m/r/sh, i cili është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshme në rrugën ”Adem Jashari” në Prizren“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku edhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore.

Në bashkëpunim me DMH Drejtoria e Policisë Kufitare – Regjioni i Perëndimit/Gjakovë personat janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here