Policia ndalon garat ilegale në Prizren, gjobit pjesëmarrësit

0
688

Policia e Kosovës ka bërë të ditur që më 11 prill kanë arritur të ndalojnë garat ilegale, si dhe kanë identifikuar disa pjesëmarrës të cilët gjithashtu i kanë gjobitur.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 11 prill, ndërrimi i pasdites së Njësisë së Trafikut Rajonal në Prizren në asistim edhe nga patrulla e Stacionit Policor Prizren – Veri, kanë punuar në planin operativ “Parandlimi i Garave të Shpejtësisë”, plan operativ ky i cili është në zbatim në nivel vendi nga ana e policisë, shkruan lajmi.net.

“Gjatë patrullimit afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te një pompë e derivateve policia ka has një numër të automjeteve duke bërë ngasje të rrezikshme (drifte), Patrullat policore kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion. Patrullat nga vendi i ngjarjes kanë raportuar bazën për reagimin e tyre në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka thënë se vlen të ceket që ky është një koordinim i mirë mes dy stacioneve policore dhe një pune shumë të mirë të intervenimit të ekipeve të patrullave në parandalimin e garave të shpejtësisë dhe ngasjes së rrezikshme, dukuri kjo që policia thotë se rrezikon edhe jetën e pjesëmarrësve në komunikacion por edhe jetën e vetë pjesëmarrësve në këto gara.

Komunikata e plotë:

Ndalohen garat ilegale, identifikohen disa pjesëmarrës dhe gjobiten

Prizren, 12 Prill 2023

Me datë 11.04.2023, ndërrimi i pasdites së Njësisë së Trafikut Rajonal në Prizren në asistim edhe nga patrulla e Stacionit Policor Prizren- Veri kanë punuar në planin operativ ‘Parandalimi i Garave të Shpejtësisë”, plan operative i cili është në zbatim në nivel vendi.

Gjatë patrullimit afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te një pompë e derivateve policia ka has një numër të automjeteve duke bërë ngasje të rrezikshme (drifte), Patrullat policore kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion.

Patrullat nga vendi i ngjarjes kanë raportuar bazën për reagimin e tyre në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie.

Vlen të ceket se ky është një koordinim i mirë mes dy stacioneve policore dhe një punë shumë e mirë e intervenimit të ekipeve të patrullave në parandalimin e garave të shpejtësisë dhe ngasjes së rrezikshme, dukuri që rrezikon jetën e pjesëmarrësve në komunikacion edhe jetën e vetë pjesëmarrësve në këto gara.

Policia edhe në vazhdim do të vazhdoj të parandaloj këto aktivitet të rrezikshme dhe të gjithë kundërvajtësit do të gjobiten pa përjashtim. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here