Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, persona të panjohur kanë vendosur postera me foton e kryeterroristit Milan Radojçiq.
Policia ka bërë me dije se posterat janë hequr dhe janë marrë si provë materiale.
Rasti po trajtohet për “NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT”.
“Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok 12-13.09.2024-23:00-10:00. Raportohet se persona të panjohur, në qytetet: Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok, kanë vënë (ngjitur) postera me foton e Milan Radojçiqit dhe me përmbajtje të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit. Posterat janë marre si prove materiale. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.