Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen identifikimin dhe lokalizimin e dy personave të dyshuar për vjedhje.
Bëhet e ditur se të dyshuarit kërkohen për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë e mbetur në tentativë”, të cilat kanë ndodhur me 28 shkurt të këtij viti në Prizren.
Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e të dyshuarve.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor“, shkruhet në njoftimin e Policisë./Sinjali