Policia jep detaje: Si ndodhi vetaksidenti në Prizren ku vdiq një 74 vjeçar?

0
336
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin që rezultoi fatal për një 74 vjeçar.

Vesel Gashi nga Policia në Prizren thotë për lajmi.net se arsyeja e aksidentit ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku ka rezultuar që shoferi të humb kontrollin mbi automjetin, shkruan lajmi.net.

Gashi thotë se ai ka rënë në një thellësi prej 30 metra në anën e djathtë të rrugës, ku si pasojë e kësaj një person i moshës 74 vjeç ka humbur jetën.

Ai më tutje thotë se në vendin e ngjarjes kanë intervenuar policia, emergjenca dhe zjarrfikësit për shkak se terreni ishte i vështirë.

Shoferi i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore por është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here