Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, është duke realizuar një aksion kundër drogës në lagjen Tusuz të Prizrenit.
Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha për Sinjalin se operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e trafikimit me narkotik dhe veprave tjera kriminale.
“Mund të konfirmojmë se Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik është duke e realizuar një operacion policor, në disa lokacione të rajonit të Prizrenit. Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e trafikimit me narkotik dhe veprave tjera kriminale”, tha Kelani.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin./Gazeta Sinjali/