Policia heton vdekjen e mjekut turk në Spitalin e Prizrenit

0
150

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Spitalin e Prizrenit, ku ka ndërruar jetë një mjek turk, 69 vjeç.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 26 tetor 2025, rreth orës 00:10. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Bazuar në dëshminë e personit që e ka dërguar në spital, mjeku ishte paraqitur në emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të menjëhershëm nga stafi mjekësor, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Hetimet për rastin janë në vazhdim. /IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here