Përmes një komunikate Policia e Kosovës ka ftuar të rinjtë dhe të rejat ti bashkohen Policisë.
Sipas tyre mundësi aplikimi kanë të gjitha komunitetet pakicë dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore.
Njoftimi i plotë:
Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës i shërben të gjithë popullit të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit edhe për të gjitha komunitetet pakicë dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore.
Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’i shërbyer vendit dhe komunitetit tuaj ku jetoni. Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës duke aplikuar në konkursin e hapur.