Policia e Kosovës në Rajonin e Prizreni, ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1410 gjoba për 11 ditë për kundërvajtësit në trafik, në kuadër të Planit Operative “Tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e palejuara”.
Në raport thuhet se nga data 09.02.2023 deri me date 20.02.2023 nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor Prizren ka pas një aktivitet të shtuar me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve në trafik, aktivitetet janë kryer në kuadër të Planit Operative “Tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e palejuara”.
Me qëllim që të krijohet rend dhe rregull në trafik policia ka patrulluar në zonën e përgjegjësisë dhe kanë mbajt pika të shumta të kontrollit në realizimin e planit operativë.
Gjatë kësaj periudhe, pra nga 09 shkurt 2023 deri më 20 shkurt 2023 nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor Prizren janë shqiptuar gjithsej:
•1410 gjoba për kundër vajte të ndryshme.
•Prej tyre sipas PO “Tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e palejuara” tiketa të shënuara: 594 gjoba.
Policia apleon vozitësit që t’i rrespektojnë rregullat e komunikacionit që të jetë një mjedis më i sigurtë për të gjithë.