Gazeta Sinjali pati raportuar për hetimet e nisura më 11 gusht 2025 në Prizren, ku u kapën mbi 4.4 kilogramë kokainë dhe u arrestua Hevzi Krabaj rreth 31-vjeçar, të cilat u zgjeruan, kështu duke çuar në arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rrjet.
Në mesin e të arrestuarve, siç mësoi Sinjali janë Isak Husmani rreth 57-vjeçar dhe Elmedina Rexhepi rreth 30-vjeçare, por hetimet po vazhdojnë për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit tjetër, Fidan Husmani, si pjesë e këtij grupi.
Lidhur me këtë rast, Policia e ka shpall në kërkim Fidan Husmanin.
