Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë tiketa për shkelje në trafik, 66 aksidente brenda 24 orëve

0
43

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,039 tiketa trafiku si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Në raportin ditor të policisë, bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 66 aksidente rrugore, nga të cilat 19 kanë rezultuar me të lënduar dhe 47 me dëme materiale, shkruan 04 Online.

Përveç shkeljeve në komunikacion, policia ka kryer edhe operacione të tjera, duke arrestuar 19 persona për vepra të ndryshme penale. Tetë prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për kujdes të shtuar në trafik, duke theksuar se aksionet për sigurinë rrugore do të vazhdojnë në mënyrë të intensifikuar./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here